Recesioni do ta godasë buxhetin e ri! “Nuk është koha për shitjen e të mirave shtetërore”

Buxheti i 2021 mund të realizohet me sukses vetëm nëse ndiqen projeksionet e bëra në pjesën e politikës fiskale, tha akademiku Abdylmenaf Bexheti. Ai paralajmëron se recesioni i vitit të kaluar do të lë pasoja negative ndaj të ardhurave buxhetore.

“Të ardhurat buxhetore janë më të ulëta për 2%, krahasuar me vitin e kaluar. Recesioni i vitit të kaluar do të ketë impakte ndaj të ardhurave buxhetore. Buxheti është racional dhe real. Mund të jemi optimistë. Pritshmëritë optimiste japin shpresë dhe do të ndikojnë në mënyrë frymëzuese ndaj agjendave ekonomike”, tha Akademiku, Abdylmenaf Bexheti.

Edhe zv/kryeministri për çështje ekonomike dje theksoi se shtetit i duhet shkallë më e lartë e rritjes ekonomike. Ai i prezantoi projeksionet e Buxhetit të ri.

 “Për aktivitetet ekonomike në vitin 2021 janë paraparë 70,2 miliardë denarë, e kur do të merren parasysh grupet e tjera të të dhënave, kjo do të jetë shuma e dytë më e madhe pas transfereve sociale. Kjo do të thotë se kemi shumë shpresa tek ekonomia dhe se do ta përkrahim në mënyrë të vërtetë”, u shpreh Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Bytyqi tha se shteti planifikon të investojë një të katërtën e Buxhetit në ekonomi. Me 150 milionë euro do të nxiten investimet e reja, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Nëse qeveria do ta mbushë arkën e shtetit përmes shitjes së tokës shtetërore dhe përmes shitjeve të paralajmëruara të disa ndërmarrjeve publike që nuk realizojnë përfitim, akademiku Bexheti këshillon se tani nuk është kohë e mirë për këtë gjë.

 “Nuk mendoj se qeveria e paralajmëroi këtë planin e saj për përfitime fiskale, për shkak se tani nuk është kohë e mirë, në periudhë të krizës, të shitni lajme të tilla. Arsyeja për këtë gjë është menaxhimi i keq në këto ndërmarrje publike që janë në pronë të shtetit dhe kjo duhet të bëhet nëse ka kushte optimale….që do të thotë jo me çdo kusht dhe jo për krijim dhe mbulim të vrimave në Buxhet”, deklaroi Akademiku, Abdylmenaf Bexheti.

A do të ketë huamarrje të reja dhe nëse kjo do t’i godasë qytetarët, Bexheti u përgjigj se është për t’u habitur ajo që institucionet ndërkombëtare, veçanërisht FMN i përkrah politikat fiskale të rritjes. Burime të financimit për vitin e ardhshëm ka, thekson akademiku Bexheti. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

34 thoughts on “Recesioni do ta godasë buxhetin e ri! “Nuk është koha për shitjen e të mirave shtetërore”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *