Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni e Veriut/ Vendimi për 1 muaj pas përkeqësimit të situatës së Covid-19

Qeveria e Maqedonisë se Veriut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Vendimi hyn të shtunën në fuqi dhe vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhimin e krizës.

Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale, por edhe kapacitetet e spitaleve private, të cilave ministri i Shëndetësisë i kërkoi që të jenë në dispozicion për të përballuar rastet e shtuara me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 200 teste, ndërsa 1237 persona kanë rezultuar pozitivë, ose 39% e të testuarve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 39 pacientë, ndërsa janë shëruar 748 persona. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni e Veriut/ Vendimi për 1 muaj pas përkeqësimit të situatës së Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *