Në Covid qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 36 persona, mjekohen 467 pacientë të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19

Në Covid – qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 36 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 467.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 19 pranime, edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre në Kovid – qendrën në Klinikën për Neurologji, katër të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatovenorologji, ndërsa dhjetë në Klinikën e sapohapur për Sëmundje të Syve.

Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 17 persona. Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar 31 pacientë të shëruar.

Për momentin, në Kovid – qendrën e Klinikës Dermatologjike trajtohen 19 pacientë, në Klinikën për Neurologji 36 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 54 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për Gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 26 persona, në Kovid – qendrën e Klinikës për Nefrologji për momentin janë të sistemuar 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Syve 11 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 106 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive trajtohen 155 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, ka 36 pacientë, prej të cilëve 6 fëmijë dhe 30 të rritur.

Gjithsej 459 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

“Edhe krahas pranimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në ora 8 ka pasur 25 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit në shtëpi të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për Sëmundje Infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”, shtohet në kumtesë.

Ka filluar të punojë kovid reparti në Klinikën për Sëmundjeve të Syve me kapacitet prej 23 shtretërish, qendra kovide në SPQ “8 Shtatori” është zgjeruar për 26 vende të reja dhe kapaciteti i 80 aktualëve është rritur në 106 shtretër spitalorë.

“Në ditët në vijim, pritet të fillojë me punë kovid qendra e Klinikës për Vesh, Hundë dhe Fyt.

“Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Në Covid qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 36 persona, mjekohen 467 pacientë të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19

  • 07/06/2021 at 00:23
    Permalink

    What i do not realize is if truth be told how you are not
    actually much more neatly-favored than you might be right now.
    You are so intelligent. You already know thus significantly with regards to this subject, produced me
    personally imagine it from so many various angles.

    Its like women and men don’t seem to be involved until it’s one thing to do with Lady gaga!
    Your personal stuffs outstanding. All the time handle it up!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *