Personat e infektuar me COVID-19 kanë imunitet për 6 muaj

Ky raport pretendon të jetë vështrimi i parë thelbësor në mënyrën se si funksionon imuniteti i coronavirus-it.

Studimi ndoqi më shumë se 12,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Oxford. Nga ata që u infektuan me COVID-19, asnjë nuk u ri-infektua brenda kësaj periudhë afatshkurtër.

David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, i cili punoi gjithashtu dhe në studimin e bërë tha:

“Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”.

Ndër të tjera ai theksoi se ka besim se sapo njerëzit të infektohen me COVID-19, të paktën për një periudhë afatshkurtër ata nuk do të infektohen përsëri.

Eyre u shpreh se pasi ndoqën njerëzit e infektuar për 6 muaj, të gjithë studiuesit ishin të etur për të ndarë rezultatet e tyre.

Ky njoftim vjen një javë pasi firmat bioteknike, Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca njoftuan për rezultate premtuese nga provat e fazave të vona të vaksinave anti-COVID.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

457 thoughts on “Personat e infektuar me COVID-19 kanë imunitet për 6 muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *