Preket nga Covid-i edhe djali i madh i Donald Trump-it

Kreu i Shtëpisë së Bardhe e kaloi përpara disa kohësh sëmundjen së bashku me të shoqen, Melania-n dhe djalin tjetër, Barron. Por tani duket se koronavirusi ka prekur edhe Donald Trump Junior-in, i cili është vetëizoluar. Mësohet se 42-vjeçari e mori përgjigjen e testit në fillim të javës dhe që prej atëherë, po qëndron në kabinën e tij të gjuetisë.

Një zëdhënës tha se Donald Jr është krejtësisht asimptomatik, megjithatë po i ndjek të gjitha rekomandimet mjekësore për situata të tilla. 14-vjeçari Barron Trump, që u diagnostikua muajin e kaluar, e mori veten shumë shpejt nga sëmundja. Donald Trump Junior luajti një rol mjaft të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit, e ka pasur spekulime se është i interesuar dhe vetë të garojë në të ardhmen për Shtëpinë e Bardhë. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

94 thoughts on “Preket nga Covid-i edhe djali i madh i Donald Trump-it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *