Provat me vaksinën për Covid-19 japin rezultate të mira për të moshuarit

Universiteti i Oksfordit publikoi rezultatet paraprake të studimit të tij për Covid-19 që janë inkurajuese për të moshuarit sipas shkencëtarëve që po mbikqyrin provat me vaksinën. Ata thonë se në fazën e dytë të provave kanë zbuluar se vaksina është e sigurt për të moshuarit dhe ajo shkakton një reagim mjaft të fortë të sistemit imunitar.

Për shumë të moshuar virusi nënkuptonvetëizolim pothuaj total. Të moshuarit janë nërrezik më të lartë nga pasojat e koronavirusit, kështu që ata janë të prirur të jenë më të izoluar se sa grupmoshat e tjera. Shumë prej tyre ndodhennë azile në pamundësi për të parë miqtë dhefamiljen.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit pritet tëraportojnë rezultatet nga provat e fazës së fundit tëvaksinës së tyre në dhjetor, rreth festës sëKrishtlindjes. Universiteti i Oksfordit ka publikuarnjë studim të bazuar në hulumtimet e mëparshmeqë zbuluan se vaksina tolerohej mirë dheshkaktonte një përgjigje të fortë imune tek njerëzitmbi moshën 70 vjeç. Studimi u botua në revistënmjekësore Lancet të ejten.

Në studim morën pjesë 560 njerëz, mes tyre njënumër i madh i grupmoshave 56 dhe 69 vjeç dheatyre mbi moshën 70 vjeç. Kishte gjithashtu njëpërqindje më të vogël të moshave më të reja 18 derinë 55 vjeç, tha Dr. Melissa Andrew, profesore e mjekësisë për të moshuarit në UniversitetinDalhousie në Kanada, e cila e ka lexuar studimin e botuar në revistën Lancet.

“Por në këtë rast, ata treguan se reagimi i sistemitimunitar ishte mjaft i ngjashëm në të gjithagrupmoshat për sa kohë që ata injektoheshin me dy doza.”

Dr. Andrews thotë se është gjithashtu e rëndësishme që ilaçi të testohet në njerëz tëmoshuar që mund të kenë probleme të tjerashëndetësore.

“Ne duhet të kuptojmë nivelin e dobësisë sëshëndetit dhe gjendjeve kronike shëndetësore tëpjesëmarrësve të studimit në mënyrë që të mundtë kuptojmë me të vërtetë se si ky grup njerëzishka reaguar

ndaj vaksinës”, thotë Dr. Andrew.

Faza e dytë e testimit të vaksinës ofron të dhëna tërëndësishme paraprake por ato nuk janë tregues senë fund mund të parandalojnë infeksionet.

Universiteti i Oksfordit po punon me kompaninëAstraZeneca për prodhimin e vaksinës. Ato po presin rezultatet e provave të fazës së tretë me mijëra njerëz në mbarë botën për të treguar nësevaksina e tyre është e sigurt dhe efektive. Dy kompani të tjera farmaceutike, Pfizer dheModerna, këtë javë raportuan rezultate paraprakenga provat në fazën e tretë që tregojnë se vaksinate tyre të koronavirusit ishin pothuajse 95 për qindefektive.

Por ndërsa kompanitë farmaceutike po garojnë tënxjerrin konkluzionet për provat e tyre, shumëekspertë janë të shqetësuar se nuk ka ende njëplan për mënyrën se si do të shpërndahet vaksina, ose se cili do të jetë objektivi fillestar i tyre. Shpërndarja e miliarda dozave të vaksinës do tëjetë një detyrë e vështirë dhe organizatat bamirësemjekësore ende nuk kanë marrë udhëzime përkëtë çështje.

Julien Potet është drejtues i programit të vaksinavenë organizatën “Mjekët pa Kufij”.

“Druhem se kjo është ende e paqartë. Sigurisht, ndoshta do të ketë disa fushata vaksinimi nëshkallë të gjerë, por kush duhet të ketë përparësi? Më të moshuarit, punonjësit e kujdesitshëndetësor apo kategori të tjera të popullsisë? Kjoështë ende duke u diskutuar. Ka ende mjaft tëpanjohura para se të kemi një qartësi mbi atë se kush duhet të ketë përparësi.”

Julien Potet, një veteran i disa fushatave tëvaksinave në shumë vende, thotë se në vendet mëpak të zhvilluara ka më pak profesionistë dheburime shëndetësore, kështu që të tjerët duhet tëtrajnohen për ta bërë këtë punë. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *