Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin: Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe njëkohësisht çifti më i dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën “Class” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre 13-vjeçare.

Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë.

Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin: Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë

  • 03/20/2021 at 20:27
    Permalink

    Well I definitely liked studying it. This information offered by you is very practical for good planning.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *