Këto simptoma të COVID-19 nuk duhet ti neglizhoni

Deri më tani simptoma si temperaturë, humbje e shijes/nuhatjes apo vështirësi në frymëmarrje njihen si shenjat tipike të COVID-19, por këto nuk janë simptomat e vetme që lidhen me sëmundjen e coronavirusit

Disa njerëz të infektuar, kanë paraqitur simptoma më pak tipike.

Simptomat e frymëmarrjes kanë tendencë të jenë më të zakonshmet, padyshim, por ne gjithashtu kemi parë simptoma që përfshijnë sisteme të tjera të organeve”, thotë Dr. Eric Cioe-Pena.

Disa prej simptomave atipike përfshijnë:

Skuqje, shenja të ngjashme në lëkurë me atë të lisë së dhenve

Kur dermatologët në Lombardi, Itali, vlerësuan 88 persona që kishin rezultuar pozitiv për Covid-19, ata zbuluan se afërsisht 20 përqind kishin simptoma të lëkurës. Këto simptoma konsistonin në skuqje, shenja apo pika si ato të lisë së dhenve.

“Pacientët mund të paraqesin shenja që i ngjajnë një infeksioni lëkure në shikim të parë”, thotë Dr. Robert Glatter, mjek në New York City. Kosovarj-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *