“Ne si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale i bëjmë ndryshimet sistematike, Ligji për marrëdhënie pune është ai që jep konstruksionin, që jep kahjet kryesore që e diela të jetë ditë jo pune. Nga këtu kërkojmë mbështetjen e të gjitha ministrive tjera. Për shembull Ministria e Ekonomisë ka pjesën më të madhe në rregullimin e materies, përfshi pjesën e objekteve gastronomike, turizmi, tregtia, gjithashtu edhe Ministria për Transport dhe Lidhje, ku përfshihet transporti publik, më pas rol të rëndësishëm ka edhe Ministria e Shoqërisë Informatike, e cila gjithashtu rregullon disa sfera”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale. alsat/