Kina bën thirrje për mekanizëm global të udhëtimit mes pandemisë COVID-19

Kina propozoi një mekanizëm global për të lehtësuar udhëtimet ndërkombëtare të rrënuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Samitin e 15-të të Udhëheqësve të G20, të organizuar nga Arabia Saudite gjatë fundjavës.

Duke folur në samit, Presidenti kinez, Xi Jinping, tha se certifikatat shëndetësore të bazuara në rezultatet e testit të acidit nukleik mund të verifikohen me një mekanizëm global që mund të krijohet bazuar në teknologjinë e kodit QR (kodi i Përgjigjes së Shpejtë), sipas BBC News.

“Ne duhet të përshtatim më tej politikat dhe standardet dhe të krijojmë mënyra të shpejta për të lehtësuar udhëtimin e rregullt të njerëzve”, tha presidenti i Kinës, duke theksuar se një numër i madh vendesh mund të përfshihen në mekanizëm.

Pas propozimit të Xi për një kod QR, mbrojtësit e të drejtave të njeriut paralajmëruan që kodet mund të përdoren për monitorim të gjerë dhe diskriminim politik.

Në të gjithë botën, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në afër 1,4 milion që kur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Numri i rasteve është rritur në mbi 59 milionë me gati 38 milionë të shëruar, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA./AA/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

68 thoughts on “Kina bën thirrje për mekanizëm global të udhëtimit mes pandemisë COVID-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *