Më 29 maj do të mbahen provimet për gjuhën amtare, përkatësisht provimi për gjuhë dhe letërsia maqedonase, gjuhë dhe letërsia shqipe dhe gjuhë dhe letërsia turke.

Më 5 qershor, do të mbahet provimi për gjuhët e huaja, gjegjësisht  anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht.

Më 11 qershor do të mbahen provimet e lëndëve zgjedhore, respektivisht estetikë, filozofi, kimi, fizikë, biologji, histori, sociologji, biznes, informatikë dhe gjeografi, ndërsa me 14 qershor do të mbahet provimi në matematikë.

Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit. als/