Tjetër rekord viktimash nga covid në Shqipëri! 744 raste të reja dhe 19 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë informacionet për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

129 thoughts on “Tjetër rekord viktimash nga covid në Shqipëri! 744 raste të reja dhe 19 humbje jete në 24 orët e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *