Vaksina e Oksfordit/ Suksesi u arrit falë një gabimi

Një gabim dozimi nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit dhe Astra Zeneca-s duket se shtoi se shtoi shanset e suksesit të vaksinës së saj, sepse çoi në një rritje të efektivitetit ndaj koronavirusit.

Kreu i kërkimit të AstraZeneca-s, Mene Pangalos foli për një aksident fatlum. Sipas tij, vullnetarët pjesëmarrës në studimin që u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut, pritej të merrnin dy doza të plota të vaksinës. Një grupi tjetër iu dha Placebo, apo vaksinë e rreme.

Në fund, rezultatet e të dy grupeve verifikohen për të parë ndryshimin. Por kur vullnetarët e grupit të vaksinës raportuan efekte shumë më të lehta nga sa pritej si pak lodhje, ndonjë dhimbje koke e krahu, u zbulua se atyre u ishte dhënë padashje gjysma e dozës. Sipas Pangalos, verifikimet treguan se pikërisht te personat që merrnin gjysmë doze fillimisht dhe një dozë të plotë një javë më vonë, vaksina funksiononte në masën 90%. Ndërsa tek ata që merrnin dy doza të plota, efikasiteti ishte vetëm 62%.

Shpjegimi është se vaksina përdor një adenovirus të padëmshëm për të përcjellë material gjenetik që e mashtron trupin e njeriut, duke e nxituar të prodhojë proteina të njohura si antigjene që gjenden normalisht në sipërfaqen e koronavirusit, çka ndihmon sistemin imunitar të reagojë. Me sa duket, një gjysmë doze në fillim jep alarmin dhe nxit përgatitjen e trupit, ndërsa doza e plotë më vonë bën që sistemi imunitar të vihet në punë me të gjithë forcën. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

186 thoughts on “Vaksina e Oksfordit/ Suksesi u arrit falë një gabimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *