Koalicioni “02” kundërshton regjistrimin e automjeteve me targa të huaja

Shoqatat ekologjike thonë se ideja e qeverisë për legalizimin e makinave me targa të huaja nuk është e mirë. Koalicioni O2 thotë se me këtë lëvizje qeveria do të mbështeste qytetarët të cilët “pastruan” depot me makina nga Evropa dhe importuan automjete me naftë në Maqedoni, që nuk lejohen ti ngasin në vendet shumë të zhvilluara. Ekologët këshillojnë qeverinë të mos mendojë vetëm për paratë, sepse shëndeti i qytetarëve duhet të jetë përparësia më e lartë.

Dhe derisa Evropa po shkon drejt një ndalimi total të automjeteve me naftë dhe benzinë, duke lëvizur drejt automjeteve elektrike, me hidrogjen, ne do të importojmë mbeturinat Bullgare në rrugët tona dhe përsëri ndotja e ajrit do të mbulohet nga disa mbushje momentale të buxhetit – thonë nga Koalicioni O2.

Nga Qeveria i hedhin poshtë akuzat e ambientalistëve. Të dhënat e tyre tregojnë se parku i automjeteve në vend është i “përtërirë” në krahasim me situatën dhjetë vjet më parë.

Imponimi i kriterit Euro 4 për të qenë një standard për motorët synon të mos ketë hapësirë për automjetet e vjetra, që në asnjë mënyrë të mos ndikonin në cilësinë e ajrit – u shpreh Dushko Arsovski -Zëdhënës i Qeverisë.

Informacioni është se automjetet me targa të huaja të importuara në vend deri më 1 tetor 2020, mund të legalizohen ose transferohen në targa të Maqedonisë. Pushteti ka përgatitur një ligj që duhet të kalojë filtrat parlamentare në mënyrë që qytetarët që kanë automjete me targa të huaja të kenë një vit afat për t’i regjistruar ato në vend me 50 për qind çmim më të ulët se zakonisht. Ende nuk dihet se sa automjete të tilla ka në Maqedoni, por qeveria pret që 20 deri në 30 milion euro të mblidhen në arkën e shtetit mbi këtë bazë. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *