Në kovid qendrat për 24 orë janë hospitalizuar 39 pacientë

Në 24 orët e kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 39 pacientë të ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ndërkohë gjithsejtë 486 persona të tjerë po shërohen në repartet infektive në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe përkundër numrit të madh të pacientëve të pranuar gjatë 24 orëve të fundit, raportohet se sot në mëngjes kishte 20 vende të lira, ndërkohë që me lirimin nga spitali të të shëruarve, pritet të lirohen edhe vende të tjera.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *