Prej nesër ushtarët nëpër spitale, do t’i mbrojnë pacientët, mjekët dhe infermierët

Komadanti suprem i Armatës, përkatësisht presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet të japë dritë jeshile që armata nga nesër të fillojë me sigurimin e objekteve shëndetësore, deklaroi ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Ushtarët do t’u dalin në ndihmë policëve për ta ruajtur rendin në objektet shëndetësore, shumica prej të cilave janë covid-qendra, me qëllim që të punësuarve shëndetësorë t’u mundësojnë punë më të mirë.

Praktikisht, ai sistem mund të jetë plotësisht funksional që nga nesër. Unë them që sistemi mbështetjes do të funksionojë ekskluzivisht me kërkesë të institucioneve shëndetësore. Nuk është një vendim që do të merret nga ushtria ose policia, por do të jetë një kërkesë e institucioneve shëndetësore”, pohoi Radmilla Shekerinska,ministre e Mbrojtjes

Me iniciativën të secilit institucion, ne do të fillojmë shpërndarjen e forcave. Me sa mbaj mend, shumica e klinikave në Shkup do të përfshira në mbrojtjë dhe pjesa më e madhe e spitaleve, duke filluar nga 8 shtatori, do të thotë të gjitha spitalet në qytet, dhe në qendrat më të mëdha, Manastir, Tetovë, Gostivar, Dibër, Shtip, Kumanovë, Veles dhe të gjithë ata që kanë treguar nevojë do tu jepet mbështetje”,- deklaroi, Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes. Tv21/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Prej nesër ushtarët nëpër spitale, do t’i mbrojnë pacientët, mjekët dhe infermierët

  • 07/05/2021 at 05:57
    Permalink

    I truly love your website.. Great colors & theme.
    Did you make this site yourself? Please reply back as I’m
    trying to create my very own blog and want to find out where
    you got this from or exactly what the theme is named. Cheers!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *