Tetova mbrëmë qyteti më i ndotur në botë!

Sipas faqes numbeo.com, qyteti i Tetovës mbrëmë ishte qyteti më i ndotur në të gjithë botën. Prapa Tetovës, lista e qyteteve të ndotura përfshin Kabul, Katmandu, Faridabad, Gaziabad dhe të tjerë.

Studimet shkencore kanë treguar se ndotja është shumë e ndërlidhur me ashpërsinë e simptomave të sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi, si dhe me faktin se ndotja ndikon drejtpërdrejt në vdekshmërinë nga Covid-19.

Sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, një rritje e vogël e ekspozimit afatgjatë ndaj grimcave të vogla PM2.5 çon në një rritje të madhe të shkallës së vdekjes së Covid-19. tv21/

mkalb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *