836 pacientë aktualisht po trajtohen në Repartet Infektive në vend

Pas raporteve të spitaleve në bazë ditore të cilët kanë arritur në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 65 pacientë pozitivë ndaj Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në spitalin e Shtipit janë shtruar 57 pacientë, në Tetovë 47, në Veles po shërohen 64 pacientë të prekur nga Kovid-19, në Kumanovë 119. Në Kovid-qendrën në Ohër janë shtruar për kurim 110 pacientë, në Prilep 115, Gostivar 59 dhe në Strugë 29 pacientë. Në spitalin e Strumicës aktualisht janë shtruar 81 pacientë, në Koçanë 18, në Kërçovë 20, Kavadar 39 dhe në Gjevgjeli 13 pacientë pozitiv ndaj Kovid-19”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku nënvizojnë se numrat ndryshojnë nga çasti në çast dhe kjo varet nga pranimi i pacientëve të rinj dhe lëshimi në shtëpi të atyre që veçmë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv ndaj koronavirusit të cilët po shërohen në repartet infektive në kryeqendër dhe spitalet e vendit është 1314 dhe ka rreth 130 shtretër të lirë në Kovid-qendrat. Ndërkohë që gjatë ditës do të bëhet lirimi i pacientëve të shëruar, që nënkupton se numri i vendeve të lira do të rritet. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “836 pacientë aktualisht po trajtohen në Repartet Infektive në vend

  • 04/10/2021 at 04:18
    Permalink

    I really like what you guys are up too. This type of clever work and
    coverage! Keep up the very good works guys I’ve added you guys to my own blogroll.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *