LSDM: Projektbuxheti për vitin 2021 siguron fonde për çerdhe të reja, mbështetje për punë dhe vazhdim të reformës sociale

Qeveria e udhëhequr nga LSDM me projekt-buxhetin për 2021, i cili është në procedurë parlamentare, projekton buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në 53.1 miliardë denarë.
Disa nga këto fonde do të përdoren për tejkalimin më të lehtë të pasojave negative të krizës koronare, por edhe për realizimin e investimeve kapitale dhe lehtësirave.
Në kohë krize serioze, fonde të konsiderueshme sigurohen për Planin Operacional për programe dhe masa aktive të punësimit, në vlerë prej 538 milion denarë, i cili do të mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës.
Në pjesën për përfitime sociale në Buxhet për vitin e ardhshëm, janë paraparë 10.5 miliardë denarë. Këto fonde do të mbulojnë rreth 300,000 përdorues.
Fondet sigurohen për të rritur numrin e familjeve që marrin të ardhura minimale të garantuara për 5,000 familje shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të familjeve të mbuluara nga kjo masë në 36,500.
Vitin e ardhshëm, planifikohet të përfundojë ndërtimi i 14 kopshteve, dhe Programi për fillimin e ndërtimit të objekteve të reja për kujdesin e fëmijëve në zonat rurale, dmth në zonat ku deri më tani nuk ka pasur kopshte, është në përgatitje.
Vazhdon sigurimi i pensioneve të sigurta dhe të qëndrueshme për pensionistët aktualë dhe të ardhshëm, siç është masa për të subvencionuar kontributet e pagave, e cila do t’u japë rreth 120,000 punonjësve në sektorin privat një pagë më të lartë.
Propozimi – Buxheti i vitit 2021 jo vetëm që ofron ndihmë dhe mbështetje në kohë për të gjithë ata që preken nga kriza koronare, por gjithashtu përmirëson standardet e jetesës dhe ul papunësinë.
Prandaj është e rëndësishme që ajo të miratohet nga të gjithë deputetët në Kuvend, që kujdesi i qytetarëve të vazhdojë edhe më shumë dhe akoma më mirë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *