Real Madrid mposht Interin në San Siro

Interi me një këmbë jashtë Ligës së Kampionëve, pasi u mposht 0-2 në sfidën vendimtare ndaj Realit të Madridit në “San Siro” dhe mbeti në vendin e fundit në grup me dy pikë, ndërsa tani vetëm një mrekulli mund ta kualifikojë në fazën e 1/8-ave.

Ndonëse me mungesa të shumta si Ramos, Benzema e Valverde, madrilenët e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe fituan një 11-metërsh me Nachon në minutën e 7′, të cilën e ekzekutoi saktë Eden Hazard, duke kaluar në avantazh skuadrën e Zidane.

Inter vuan të reagojë, pasi miqtë qarkullojnë dendur dhe saktë topin, ndërsa gjithçka u komplikua në minutën e 33-të kur Arturo Vidal protestoi më ashpër se duhet pas pretendimeve për një penallti dhe anglezi Taylor e dërgoi në dhomat e zhveshjes.

Me një lojtar më pak, Conte ndryshon skemën në pjesën e dytë, duke kaluar në një 4-4-1, por shanset për të bërë diçka u venitën në minutën e 59′, kur pas një aksioni nga krahu, Rodrygo dërgoi për herë të dytë topin në rrjetën e portës së Handanoviç, ndërsa shifrat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimēn finale.

Me golin e shënuar Hazard u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, i cili u vlerësua me notën 8.2. Lojtari më i dobët i ndeshjes u shpall Vidal. Kiliani me kartonin e kuq la ekipin në një situatë shumë të vështirë dhe u vlerësua me notën 4.6.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Real Madrid mposht Interin në San Siro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *