Turqia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19

urqia regjistroi 6.814 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 467.730, njoftoi ministria. Rreth 3.911 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 385.480, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 168, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 12.840.

Gjithsej 164.547 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 17,73 milionë. Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.641, ndërsa 3,4 për qind këtë javë vuajnë nga pneumonia./AA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Turqia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *