VMRO-ja proteston kundër qëndrimeve të Zaevit mbi historinë

Opozita maqedonase vlerëson se kryeministri, Zaev i kaloi të gjitha linjat e kuqe. Kreu i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Milloshovski tha se tashmë prioritet nuk është miratimi i një rezolute, e cila do ta definonte pozicionin e Shkupit ndaj Sofjes, por se është e domosdoshme të ndalet kryeministri, Zaev i cili sipas tij, është në gjendje të shes gjithçka në negociata me Sofjen.

Dje Zaev e nënçmoi dhe hoqi dorë nga Koco Racin. Dje Zaev e nënçmoi dhe hoqi dorë nga Esterija Povadija Mara. Dje Zaev e nënçmoi dhe hoqi dorë nga idealet e Nexhat Agollit. Dje Zaev harroi se Kuzman Josifovski Pitu dhe Liman Kaba, bashkë formuan lëvizje nacional-clirimtare në Dibër dhe me sakrificën e tyre u mundësua krijimi i këtij shteti, sot të kemi arsim, ushtri, Kuvend, deputetë, popull, dinjitet. Zaev i kaloi të gjitha linjat e kuqe, që mund t’i durojë populli dhe mendoj se këtij nënçmimi duhet ti vendosim pikë’ deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE.

Nga ana tjetër, Ministri bullgar i Mbrojtjes, Karakaçanov insiston se Shkupi duhet të jep garanci të dokumentuara, nëse e dëshiron pëlqimin e Sofjes për t’i filluar negociatat me BE-në.

Duam garanci të qarta për ndryshimin e sistemit arsimor të tyre, por kur, me afate. Procesi i negociatave mund të zgjasë edhe 10 vjet. Që të japim pajtimin që ky të fillojë, ne dëshirojmë dokument të precizuar me afate, që të bashkëngjitet me marrëveshjen e BE-së dhe të jetë e qartë se në çdo kohë mund ta pengojmë këtë proces nëse marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk zbatohet nga ana e tyre’ pohoi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë.

Karakaçanov gjithsesi e përgëzoi Zaevin për qëndrimet e shprehura, duke i cilësuar si hap të vogël në drejtimin e vërtetë. “Nëse ecim përpara me hapa kaq të shpejtë, mendoj se vitin e ardhshëm mund të flasim për fillim të procesit të negociatave” u shpreh ai. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *