Nuk ka plan për reformat në administratë

Shkurtimi i administratës për momentin ka mbetur vetëm premtim dhe nuk dihet nga do të fillojë, sa nëpunës do të pësojnë dhe madje as nëse ky proces do të realizohet vërtetë. Rezultatet e para nga procesi i optimizimit të administratës dhe shërbimeve të institucioneve s’do të mund t’i shohim deri në fund të vitit të ardhshëm, atëherë kur pritet të përfundojë projekti për këtë qëllim i financuar nga IPA fondet.

Kryeministri Zoran Zaev në prezantimin e programit qeveritar kishte deklaruar se që në tre muajt e parë të mandatit, do të sigurohen mekanizma për reforma në administratë.

Që prej muajve të parë të mandatit, Qeveria e re do të sigurojë mekanizma për reforma strukturore në administratën publike por edhe në sundimin e ligjit përmes pastrimit të gjyqësorit dhe ndërtimit të shtetit të fuqishëm ligjor”-deklaronte kryeministri Zoran Zaev. (30.08.2020).

Akoma nuk dihet se për cilat mekanizma konkretisht e ka pasur fjalën kryeministri. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për Alsat thonë se gjatë këtyre tre muajve kanë bërë mjaftë. Shumë nga proceset për të cilat flasin thuhet se janë në zhvillim e sipër. Megjithatë nuk dihet se kur qytetarët do të mund të shikojnë frutat e para të digjitalizimit dhe modernizimit të administratës.

  • … po bëjmë … integrimin e shërbimeve për qytetarët në platformën nacionale për e-shërbime,
  • Poashtu po e zhvillojmë lidhjen e regjistrit me shumë institucione publike dhe private të cilët marrin të dhëna për qytetarët.
  • MSHIA është në zhvillim e sipër të sistemit të ri për menaxhim me resurset njerëzore, të cilin do ta përdorin qindra institucione publike, e poashtu është në proces të zhvillimit të sistemit për menaxhim me dokumentet elektronikë,
  • MSHIA po punon drejt zgjidhjeve për identitetit elektronik për qytetarët tone.

Ministria e Shoqërisë informatike thotë se zhvillohen intervistimin nëpër institucionet shtetërore dhe si rezultate, Drafti i parë i strukturës së re organizative të organeve shtetërore pritet nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Nuk ka plan për reformat në administratë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *