Dita e Pavarësisë, Rama: I uroj festën Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi

Pas mbajtjes në Vlorë të ceremonisë së ngritjes së flamurit, ku presidenti i Republikës, kryeministri dhe kreu i Kuvendit vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë, Edi Rama pati një prononcim për gazetarët.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh kryeministri. tch/
Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Dita e Pavarësisë, Rama: I uroj festën Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *