Osmani: Mund të ketë udhërrëfyes për marrëveshjen

Është i mundshëm një udhërrëfyes për ndjekjen e marrëveshjes me Bullgarinë si pjesë e procesit të Be-së, por jo edhe si pjesë e kornizës negociuese, paralajmëroi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në intervistë për emisionin “360 Gradë”. Në ditët në vijim kjo temë do të hapet edhe me palën bullgare, pas çka do të dihet nëse do të ketë tejkalim të çështjeve të hapura.

marrëveshja ka paraparë mekanizma si të kontrollohet. Por, nëse konstatojmë se nuk ka besim, se marrëveshja nuk prodhon besueshmëri, mundemi të vendosim mekanizma shtesë për ndjekjen e procesit pa u paragjykuar epilogu i atyre debateve dhe bisedimeve…Edhe në formë udhërrëfyesi, por ne konsiderojmë se kjo nuk duhet të jetë pjesë e kornizës negociuese sepse vërtetë do e zhvendosë procesin pa nevojë…- deklaroi Osmani.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Osmani: Mund të ketë udhërrëfyes për marrëveshjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *