Borë në Kodrën e Diellit, rrugët janë të kalueshme

Kodrën e Diellit dhe Malin Sharr gjatë natës e kanë mbuluar rreshjet e borës.Trashësia e borës është 3-5 centimetër kurse rrugët janë të kalueshme dhe komunikacioni zhvillohet pa probleme.

Trafiku rrugor në Maqedoni zhvillohet në rrugë të lagështa.

Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura dhe vozitje të kujdesshme të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, ku ka mjegull në mëngjes dhe mundësi për rrëshqitje të dheut.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

60 thoughts on “Borë në Kodrën e Diellit, rrugët janë të kalueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *