Kikilas: Deri në verë do ta arrijmë imunitetin e dëshiruar të popullatës

Vaksina natyrisht është stacion i rëndësishëm, pasi gradualisht deri në verë do ta arrijmë imunitetin e dëshiruar tek popullata, shkruan ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilas në kolumnën e tij për gazetën “Real news” dhe shton se megjithatë, deri atëherë, qëndrueshmëria kombëtare do të jetë në testim, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ai theksoi se në valën e dytë të pandemisë, me përhapjen e madhe të koronavirusit   mes qytetarëve, me pasojat që i ka ndaj të gjithëve, në mënyrë individuale dhe kolektive dhe me presion të madh ndaj sistemit kombëtar shëndetësor “testohet qëndrueshmëria jonë kombëtare”, duke bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese.

Sipas planit të Qeverisë greke, kur vaksina do të jetë e disponueshme  do të ketë mundësi të vaksinohen 2.117.000 persona në muaj në 1.018 qendra të formuara speciale. /tv21

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

49 thoughts on “Kikilas: Deri në verë do ta arrijmë imunitetin e dëshiruar të popullatës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *