Mohsen Fakhrizadeh: Shkencëtari i Iranit ‘u vra nga arma e telekomanduar’

Irani beson se Izraeli dhe një grup opozitar i mërguar përdorën një armë të kontrolluar nga distanca për të vrarë shkencëtarin e lartë bërthamor Mohsen Fakhrizadeh të Premten.

Në një fjalim në varrimin e Fakhrizadeh në Teheran, shefi i sigurisë Ali Shamkhani tha se sulmuesit “përdorën pajisje elektronike” dhe nuk ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ai nuk dha detaje të tjera.

Ministria i Mbrojtjes iraniane fillimisht njoftoi se Fakhrizadeh u qëllua kur disa të armatosur shënjestruan makinën e tij.

Izraeli nuk i ka komentuar pretendimet.

Fakhrizadeh luajti një rol vendimtar në programin bërthamor të Iranit në fillim të viteve 2000 dhe kohët e fundit ishte akuzuar nga Izraeli për vazhdimin e ndihmës në zhvillimin e fshehtë të një arme bërthamore.

Irani këmbëngul që aktivitetet e tij bërthamore janë plotësisht paqësore.

Ceremonia e varrimit për Mohsen Fakhrizadeh u mbajt në ministrinë e mbrojtjes në Teheran. Eshtrat e tij u transferuan më pas në një varrezë në veri të kryeqytetit.

Televizioni shtetëror iranian tregoi arkivolin e mbështjellë me flamur duke u mbajtur nga trupat dhe zyrtarë të lartë – përfshirë Ministrin e Inteligjencës Mahmoud Alavi, komandantin e Gardës Revolucionare Gjeneral Husein Salami dhe shefin bërthamor Ali Akbar Salehi – duke bërë respektet e tyre.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

14 thoughts on “Mohsen Fakhrizadeh: Shkencëtari i Iranit ‘u vra nga arma e telekomanduar’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *