Nuk ka datë se kur mund të nisin”/ Drafti i KE: Nuk ka ende datë për negociatat për Tiranën

Nuk ka asnjë datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së veriut.

Në draftin e konkluzioneve të këshillit të Bashkimit evropian, të siguruar nga Top Channel, nuk përmendet asnjë datë se kur do të ndodhë kjo pavarësisht se në dokument nënvizohet pritshmëria që sa më parë në nisin këto negociata.

Këshilli, riafirmon angazhimin ndaj zgjerimit, që është sipas tij një politikë kyçe e BE. Këshilli përsërit mbështetjen e patjetërsueshme të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe nënvizon se do të forcojë dhe intensifikojë angazhimet në të gjitha nivelet e mbështetjes së transformimit politik, ekonomik dhe social të rajonit dhe nënvizon se pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e veriut, në rast se kushtet e paracaktuara në mars 2020 do të plotësohen, dhe me Shqipërinë, sapo kjo të jetë e mundur pas miratimit të kornizës së negociatave nga këshilli.

Në draft nënvizohet se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në plotësimin e kushteve që i paraprijnë konferencës së parë ndërqeveritare, por akoma më shumë progres është i nevojshëm dhe komisioni duhet të ndjekë nga afër ecurinë e punës për përmbushjen e kërkesave të mbetura dhe të informojë menjëherë këshillin sapo të jenë përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

Konkluzionet për zgjerimin dhe stabilizim asocimin me vendet e Ballkanit perëndimor do të miratohen në këshillin e bashkimit evropian në vijim dhe drafti i siguruar, po ashtu fton edhe Kosovën që të intensifikojë përpjekjet për plotësimin e kushteve me qëllim arritjen e liberalizimit të shumëkërkuar të vizave, për të cilin nuk ka ende asnjë risi.

Konkretisht për ecurinë e vendit në tonë në draft thuhet se: Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar axhendën e reformave të BE, e cila hapi rrugën për vendimin për të hapur negociatat e pranimit me BE në mars 2020.

Këshilli aktualisht po shqyrton kornizën negociuese për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shqipëria bëri një përparim thelbësor dhe është afër përmbushjes së të gjitha kushteve për të qenë e përmbushur para konferencës së parë ndërqeveritare. Duhet arritur më shumë progres mbi përparësitë e përcaktuara nga Këshilli në paragrafin 10 të konkluzioneve të tij të 25 Marsit 2020.

Këshilli i bën thirrje Komisionit të monitorojë nga afër përmbushjen e kushteve të tjera që kanë mbetur dhe të informojë Këshillin sa më shpejt në momentin që kushtet për të parën konferencë ndërqeveritare janë përmbushur.

Këshilli mirëpret faktin që ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nga Parlamenti më 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend ka nevojë të forcohet më tej, veçanërisht në reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Transparenca e financimit të partive politike gjithashtu duhet të sigurohet.

Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë këtu zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar, ku u finalizua krijimi i strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që rekrutimet e mëtejshme për Byronë Kombëtare të Hetimeve të ndodhin që të jetë plotësisht operacional.

Për reformat ekonomike, Këshilli vëren se para tërmetit në nëntor 2019 dhe tronditja e jashtme në vitin 2020 e shkaktuar nga pandemia COVID-19, papunësia vazhdoi të ketë rënie në nivele të ulëta rekord, eksportet u rritën dhe raporti i borxhit publik ndaj PBB-së vazhdoi të bjerë megjithëse në një nivel të lartë. Këshilli inkurajon Shqipërinë të zbatojë plotësisht udhëzimet e politikave të përcaktuara në Konkluzionet e Përbashkëta të Dialogut Ekonomik dhe Financiar, duke përmirësuar qeverisjen fiskale dhe transparencën, si dhe zbatimin e reformave strukturore efektive dhe të koordinuara mirë.

Këshilli pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – me kusht që kushtet të vendosura në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 janë përmbushur – dhe po ashtu me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kornizave negociuese nga Këshilli.

Këshilli mirëpret angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon, Këshilli mirëpret gjithashtu që Shqipëria vazhdon dialogun për të siguruar më të mirën në marrëdhëniet fqinjësore, të cilat mbeten thelbësore.

Për më tepër, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të bëjë përparim urgjent në lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë që ndryshimet në ligjin për mediat të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Këshilli gjithashtu mirëpret progresin e prekshëm të arritur në reformën e administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet në këtë fushë. Tch/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

246 thoughts on “Nuk ka datë se kur mund të nisin”/ Drafti i KE: Nuk ka ende datë për negociatat për Tiranën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *