Rikthehet Benzema, mungojnë Ramos dhe Hazard

Real Madrid në kuadër të javës së 5-të të garave në grupe të Ligës së Kampionëve, në transfertë do të takohet me Shakhtar Donjetskun, gjatë ditës së martë. “Los Blancos” humbën befasisht lojën e fundit ndaj Alaves me rezultat 1-2 për të cilën trajneri Zinedin Zidan tha se nuk ka shpjegim.

Gjithashtu në këtë ndeshjen munguan Serhio Ramos dhe Karim Benzema. Kapiteni dhe sulmuesi francez do të kthehen në ndeshjen ndaj Shakhtar Donjetskut, por lajmi i keq është për Hazard, i cili sërish u lëndua në takimin e fundit. Belgu do të ketë një skanim sot, por nuk pritet të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve. Ky është lëndimi i tetë që nga ardhja e 29 vjeçarit nga Çellsi, dhe në këtë sezon është paraqitur në vetëm 14 ndeshje.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

16 thoughts on “Rikthehet Benzema, mungojnë Ramos dhe Hazard

Lini një Përgjigje te Не дыши 2 2021 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *