Snopçe: Kuvendi shpërfill gjuhën shqipe

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit anketues për liritë dhe të drejtat e njeriut, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova se nuk e përfillin përdorimin e gjuhës shqipe në Kuvend dhe i injorojnë ankesat e deputetëve kundër këtij fenomeni. Snopçe thotë se Kuvendi nuk i përkthen në gjuhën shqipe materialet e parashtruara në Komisionin Anketues, me arsyetime skandaloze dhe për këtë arsye vazhdimisht dështon mbajtja e seancës së komisionit.

Kërkova sqarim me shkrim edhe nga ai, pse nuk përkthehen materialet edhe në gjuhën shqipe. Si kryetar komisioni iu luta që të më dorëzon përgjigje me shkrim. Mund të supozoni pse përgjigje nuk pata. Pra në stilin e sekretares së përgjithshme edhe ai sigurisht vendosi të injorojë këtë çështje. Pra e injoron kryetarin e parlamentit, por njëkohësisht kryetarin e komisionit, e injoron gjuhën shqipe dhe vazhdon të taktizojë e mos ti përgjigjet pyetjes të cilën nuk e di të satën herë e kemi parashtruar ne si deputet të opozitës shqiptare, se pse gjuha shqipe nuk përdoret në Parlament ashtu siç e kërkon ligji”-tha Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët. alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *