​Liga e Kampionëve, analizë dhe orari i ndeshjeve

Liga e Kampionëve rikthehet sot me disa ndeshje interesante, ku në programin e ditës së marte, Shakhtar Donetsk pret Real Madridin, Bayern Munich luan si mysafir kundër Atletico Madridit dhe Liverpooli pret në “Anfield Road” skuadrën e Ajaxit.

Shakhtar pret në stadiumin “NSC Olimpiyskiy” 13 herë kampionët e kësaj gare, ku në rast fitoreje do ta siguronin vendin e dytë të paktën për një javë, por në anën tjetër nëse Real Madridi arrin të sigurojë tre pikët e mundshme atëherë do të lëviznin nga pozita e dytë në të parën në Grupin B.

Atletico Madridi nëse do të siguronte fitore kundër “Bavarezëve”, do të blindonte pozitën e dytë në Grupin A, kurse skuadra e Liverpoolit në rast fitoreje sot në “Anfield Road” do të siguronte biletën për në fazën e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë mund të gjeni orarin e ndeshjeve për programin e ditës së sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Grupi A

18:55 Lokomotiv Moscow (3) – Salzburg (4) (Stadiumi RZD Arena)

21:00 Atletico Madrid (2) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Wanda Metropolitano)

Grupi B

18:55 Shakhtar Donetsk (3) – Real Madrid (2) (Stadiumi NSC Olimpiyskiy)

21:00 Borussia Monchengladbach (1) – Inter (4) (Stadiumi Borussia-Park)

Grupi C

21:00 FC Porto (2) – Manchester City (1) (Stadiumi Estádio do Dragão)

21:00 Marseille (4) – Olympiacos (3) (Stadiumi Stade Vélodrome)

Grupi D

21:00 Atalanta (3) – Midtjylland (4) (Stadiumi Gewiss-Bergamo)

21:00 Liverpool (1) – Ajax (2) (Stadiumi Anfield Road)

/topchannel/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “​Liga e Kampionëve, analizë dhe orari i ndeshjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *