A do të hiqet shtatorja e Skënderbeut? Kryetari i komunës së Prizrenit: Do të ngihet një komision

Dy shtatoret e vendosura në Prizren, ato të dy heronjve, Adem Jasharit dhe Skënderbeut, kanë shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik.

Kritikët e artit i kanë cilësuar shtatoret si jashtë standardeve artistike, duke akuzuar se janë tjetërsuar nga imazhi i tyre origjinal. Ndonëse shtatorja e Adem Jasharit, e vendosur në një qendër tregtare në qytetin e Prizrenit, është vendosur që të hiqet, për shtatoren e Skënderbeut ende nuk ka një vendim. Për këtë foli në emisionin “Open”, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ai tha se do të ngrihet një komision i përbërë nga artistë e historianë që do të bëjnë vlerësimin e duhur të shtatores, e sipas kryetarit të komunës, ata do të vendosin nëse shtatorja do të hiqet apo jo.

“Nëse shikoni aty, është shkaba dy krenare, shqiponja unë nuk e shikoj një element të tillë. Ai është luftëtar i shqiptarëve ndaj është në Prizren. Shtatorja e ka edhe flamurin është me shqiponjë, nuk ka elemente që po flitet këtu. Unë për këtë rast do të formojmë komision ta vlerësojmë dhe të japin rekomandimin. Unë pranoj debatin, jam i hapur për kritika. Duhet të kemi kujdes në bërjen e kritikave të mos shkojmë ne censurën e artisteve, do të analizohet brenda strukturuarave publike. Por në vend të informojnë kanë dezinformuar dhe ky debat duhet të shkojë në drejtimin se si ka ndodhur kjo ngjarje”, tha Haskuka./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *