Francë, tregu i automjeteve shënon nivelin më të ulët në 45 vitet e fundit

Më tej, thuhet se në 11 muajt e këtij viti në treg është regjistruar një rënie mesater prej 26,9 përqind, rënie e cila për herë të fundit është regjistruar në vitin 1975

Paris

Tregu i automjeteve i prekur në mënyrë të rëndë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka shënuar nivelin më të ulët në 45 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Komiteti Francez i Prodhuesve të Automjeteve (CCFA) thuhet se numri i automjeteve të reja të regjistruara në trafik në muajin nëntor ka rënë 27,03 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm dhe se kjo është një rënie e katërt njëra pas tjetrës.

Më tej, thuhet se në 11 muajt e këtij viti në treg është regjistruar një rënie mesatare prej 26,9 për qind, rënie e cila për herë të fundit është regjistruar në vitin 1975.

Në një vlerësim lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i CCFA-së, François Roudier, tha se kishin parashikuar që në tregun francez të automjeteve aktualisht në vitin 2020 do të përjetohej një rënie mes 25 deri në 30 për qind.

“Nëse në muajin dhjetor qëndrojnë të mbyllura kryesisht qendrat e skive, atëherë ka paqartësi lidhur me automjetet që njerëzit marrin me qira kur shkojnë në këto vende. Por këtë vit nuk është më i vlefshëm skenari i fatkeqësisë për një rënie mbi 30 për qind”, tha Roudier./AA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

42 thoughts on “Francë, tregu i automjeteve shënon nivelin më të ulët në 45 vitet e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *