Kuvend, përpunohen rreth dy mijë amendamente për ndryshimin e Rregullores

Shërbimet e Kuvendit akoma janë duke përpunuar amendamentet e propozuara ndaj propozimit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Deri tani janë përpunuar rreth 2.000 amendamente, ndërsa 1.000 të tjerë duhet shqyrtuar teknikisht nga shërbimet e Kuvendit dhe përkthyer në shqip dhe maqedonisht. Opozita nuk pranon së behët fjalë për bllokadë, por për mekanizëm i vetëm në dispozicion për t’iu kundërvë shumicës parlamentare.

Është vetëm një krik i opozitës kundrejt asaj çfarë demonstron pushteti në Kuvend, mosrespektimin e opozitës, mungesa e dialogut dhe arsyeja kryesore pse i kemi këto amendamente ndaj propozimit jo kushtetues është kjo që shohim sot, bllokadat e pushtetit në komisione”-tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Shumica pretendon se opozita ka propozuar amendamente jo logjike. Sipas saj, opozita ndryshon bllokadat në momentin kur deputetët e shumicës kanë dalë nga izolimi.

Bëhet fjalë për amendamente jo logjike të propozuara. Më shumë deputetë janë nënshkruar në një amendament të njëjtë dhe njëri propozon që zbatimi të fillojë nga dita e 29, tjetri nga e 30 dhe i fundit nga dita e 31-të. Pra deputetë të njëjtë propozojnë data të njëjta. Nesër do t’i shpalos dhe të ju dëshmojë çfarë amendamente jo logjike kanë propozuar”-deklaroi Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.

Amendamente ka propozuar edhe opozita shqiptare. Mbledhja e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit do të thirret pas njoftimit zyrtar për numrin e amendamenteve. Mbledhja e thirrur ditë më parë u shty për afat të pacaktuar shkaku i paralajmërimeve për numër të madh të amendamenteve./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *