Punëtorët e hekurudhave kanë mbetur pa rroga, drejtoria premton se do t’i lëshojë nesër

Punëtorët në transportin e hekurudhave kanë mbetur pa rroga.

Ka muaj që po u zvarritet rroga e tyre, ndërsa në nëntor kanë marr vetëm një gjysme rroge.

Kryetari i sindikatës Dushko Çakanovski, thotë se edhe pse morën premtime nga drejtori, përsëri rroga po vonohet.

“Drejtori gjeneral na premtoi se deri në fund të nëntorit do të jetë e paguar e gjitha rroga e tetorit.Ne në muajin nëntor kemi marr vetëm një pjesë të tetorit apo vetëm gjysmë rroge.Deri më sot  gjysmën e tetorit nuk e kemi marr”, Dushko Çekanovski, kryetari i Sindikatës.

I pari i sindikatës tha se nesër do të dorëzojnë një shkresë tek ministria si dhe tek Qeveria për kërkesat e punëtoreve të hekurudhave.

“Nëse nuk do të respektohet ligji për lëshimin e rrogave deri më 25 të këtij muaji nëse nuk do të paguhet rroga e plotë me 26 në ora 07:00 personeli mekanik nuk do të punojë, jo vetëm për këtë muaj por për gjithë muajt që do të vijnë”, deklaroi Dushko Çekanovski, kryetari i Sindikatës.

Nga kabineti i drejtorit të hekurudhave Adnan Azizi, thonë se gjatë ditës së nesërme do të lëshohet edhe pjesa tjetër e pagave.

“Edhe përkundër faktit se e gjetëm ndërmarrjen në gjendje të mjerueshme financiare dhe teknike, duke shtuar këtu edhe pasojat nga pandemia, ne po mundohemi me çdo kusht që ta stabilizojmë sadopak situatën aktuale. Në historinë e ndërmarrjes pagat e punëtorëve në vitet e fundit gjithmonë janë paguar me datë 02, 03, apo 04 të muajit vijues. Neve jemi në fund të procesit për sigurimin e mjeteve për pagesën e pagave dhe shumë shpejtë (nesër) të gjithë punëtoret do të marrin pagat”, thanë nga kabineti i drejtorit të Hekurudhave- Transport.

Kërkesat e sindikatës përveç rrogave që tu lëshohen me rregull, kërkojnë që të kenë mjete financiare për rregullimin e lokomotivave që janë me defekte të vogla, si dhe të ketë punësime të reja për shkak se ka mungesë personeli prej 40 makinistëve.

Gjithashtu kërkojnë që qeveria dhe drejtoria nëse kanë në plan privatizimin e hekurudhave të jenë sa më transparent me sindikatën/tv21

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Punëtorët e hekurudhave kanë mbetur pa rroga, drejtoria premton se do t’i lëshojë nesër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *