Zëdhënësi i qeverisë greke: Karantina zgjatet përtej 7 dhjetorit

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas njoftoi një zgjatje të periudhës së izolimit të vendit pas 7 dhjetorit.

Petsas tha se të dhënat tregojnë një stabilizim deri në një rënie të rasteve. Sipas medias greke, ai theksoi se numri i lirimeve nga spitalet është më i lartë se ai shtrimeve.

Petsas tha se qëllimi është që të gjithë qytetarët të vaksinohen deri në fund të qershorit. Ai theksoi se vaksinimet do të fillojnë në fund të dhjetorit apo fillimin e janarit dhe se qeveria do të nisë një fushatë informimi në mënyrë që të bindë qytetarët.

I pyetur nëse shkollat ​​apo shitja me pakicë do të hapen më parë, Petsas tha se qeveria nuk është ende në gjendje të shpallë rendin në të cilin bizneset do të hapen dhe iu referua njoftimeve që do të bëhen deri në fund të javës, në lidhje me hapjen e vendit. topch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

9 thoughts on “Zëdhënësi i qeverisë greke: Karantina zgjatet përtej 7 dhjetorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *