Ali Ahmeti nuk do të gjykohet për rastin “Regjistrimi”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të gjykohet mbi akuzën për lëndën “Regjistrimi”. Javorja “Fokus” shkruan se procedura ndaj tij është ndërpre pasi Prokuroria Publike nuk ka arritur ta dëshmojë veprën penale. Akuza e ish PSP-së bashkoi në bankën e të akuzuarve kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski mbi dyshimet për ndikimin ndaj procesit të regjistrimit, përkatësisht marrëveshjes Gruevski-Ahmeti për bojkotimin e procesit në vitin 2011. Në ngritjen e akuzës, ish PSP kishte konstatuar se partnerët e koalicionit kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 2.8 milion euro. Ndërprerja e procedurës vjen një muaj pasi Ahmeti u paraqit vullnetarisht për të dëshmuar në Prokurori. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Ali Ahmeti nuk do të gjykohet për rastin “Regjistrimi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *