Kronikë e zezë/61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Gjakovë ishte me një 21-vjeçare

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një moteli.

Viktima është gjetur i shtrirë në krevat.

Kështu për Klan Kosova ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjyrkaj.

“Me datë 01.12.2020 rreth orës 17:00 në SP Gjakovë janë paraqitur dy deshmitarë dhe kanë raportuan një rast. Dëshmitarët kanë raportuar se një person tek “Villa 007” është pa ndjenja. Patrulla policore së bashku me hetimet e SP Gjakovë kanë dalur në vendngjarje ku kanë hasur në viktimën të shtrirë në krevat dhe pa ndjenja. Në vendngjarje kanë dalur edhe ambulanca të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës . Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore të cilët kanë dal në vendngjarje, gjithashtu në vendngjarje ka dalur Prokurori Kujdestar i Shtetit, me urdhër te cilit trupi i pajete do te dërgohet për obduksion”.

Po ashtu është bërë e ditur se i ndjeri në momentin e alivanosjes ishte bashkë me një vajzë 21-vjeçare.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta.

“Një dëshmitare ka treguar se personi është alivanosur. Ekipet emergjente që kanë dal në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar vdekjen. Personi është një burrë 61-vjeçar. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Ajo ka treguar se kishte qenë bashkë me viktimën. Deri më tani janë intervistuar tre dëshmitarë, Nuk kemi të arrestuar për momentin”. Klan tv/

foto: kosovarja-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *