Kush preket nga mungesa e vitaminës së jetëgjatësisë?

Problemet e zemrës, diabeti dhe osteoporoza janë tregues të pamjaftueshmërisë së vitaminës K. Për më tepër, njerëzit që kanë mungesë të kësaj vitamine kanë kocka me densitet të ulët. Kohët e fundit, studiuesit janë angazhuar për të shqyrtuar dhe vlerësuar, vlerat e anashkaluara të kësaj vitamine të rëndësishme.

Sipas të dhënave, një pjesë e madhe e popullsisë globale vuan nga pamjaftueshmëria e kësaj vitamine. Vitamina K tretet në yndyrë dhe luan një rol kritik në mbrojtjen e zemrës, forcimin e kockave, optimizimin e nivelit të insulinës dhe mpiksjen e duhur të gjakut. Vitamina K është një shtesë e rëndësishme e vitaminës D.

Nga të tre llojet e kësaj vitamine, K2 është padyshim më e mira. Burimi ideal i kësaj vitamine janë ushqimet e fermentuara, por ajo duhet të shoqërohet me yndyrna që të përthithet siç duhet nga trupi. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se sasitë e përshtatshme të vitaminës K janë të rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, të kockave, diabetit, madje edhe sëmundjes së Alzheimerit. Nëse jeni të prekur nga një prej këtyre sëmundjeve, duhet të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni një suplement të vitaminës K.

Vitamina K2 Mbron Zemrën
Vitamina K2 ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve, që është një faktor në shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe infarktit. Studimet ku bazohet AgroWeb.org, kanë treguar se vitamina K2 e mban kalciumin larg enëve të gjakut ku dëmi është më i madh. Sipas tyre, vitamina K2 është ajo që duke ndërvepruar me vitaminën D parandalon kalcifikimin e arterieve koronare dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Vitamina K2 Parandalon Osteoporozën
Mënyra më e mirë për të pasur kocka të shëndetshme është të ushqeheni me produkte të freskëta dhe të papërpunuara që maksimizojnë përthithjen e mineraleve natyrale. Vitamina K2 është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për përmirësimin e dendësisë së kockave. Ajo shërben si ngjitës biologjik që bashkon kalciumin dhe mineralet e tjera të rëndësishme në përbërjen e kockave. Deri më tani janë regjistruar shumë studime të rëndësishme shkencore për efektet mbrojtëse të vitaminës K2 kundër osteoporozës.

Nëse nuk mjaftojnë këto arsye për konsumin e vitaminës K2 atëherë mendoni për optimizimin e funksioneve të zemrës dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Këto procese kërkojnë shumë energji por edhe enë gjaku fleksibël.

Kush Ka Nevojë për Vitaminë K?
Nëse dikush në familjen tuaj është prekur nga osteoporoza ose sëmundjet e zemrës, atëherë duhet ta përfshini vitaminën K në ushqimet tuaja. Duhet të konsumoni më shumë se gjysëm kilogrami barishte të gjelbra si spinaqi në ditë për të përfituar këtë vitaminë. Megjithatë, mos harroni që pavarësisht vlerave kaq të rëndësishme, nëse tashmë vuani nga sëmundjet e zemrës, vitamina K do ju vijë në ndihmë kundër kalçifikimit të enëve të gjakut.

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm barishte dhe zarzavate, atëherë duhet të merrni më shumë vitaminë K. Pamjaftueshmëria e kësaj vitamine mund të shkaktohet edhe nga: ushqyerja e keqe, koliti, sëmundjet e mëlçisë që ndërhyjnë kundër akumulimit të vitaminës, antibiotikët, ilaçet kundër kolesterolit, aspirina dhe probleme të tjera që ndërhyjnë në përthithjen natyrale të ushqyesve./AgroWeb

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Kush preket nga mungesa e vitaminës së jetëgjatësisë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *