Nënshkruhet Marrëveshje për partneritet, tregti dhe bashkëpunim me Britaninë e Madhe

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej nënshkruan marrëveshje për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, në ceremoni solemne të organizuar për këtë rast.

“Sot shënojmë kurorëzimin e një procesi të gjatë, të rëndësishëm, të nisur para tre viteve, e që përbën pasqyrim thelbësor të vlerave të diplomacisë që krijon mundësi dhe potencial për biznese, për shoqëritë dhe në përgjithësi për qytetarët”, theksoi Osmani.

Mbretëria e Bashkuar në dhjetë vitet e kaluara u shndërrua në njërën prej partnereve më të rëndësishme tregtare të Maqedonisë së Veriut dhe në mesin e dhjetë destinacioneve më të mëdha për import dhe eksport të vendit tonë. Duke folur në këtë drejtim, si dhe për mundësitë që i ofron marrëveshja, Osmani potencoi:

“Marrëveshja do të thotë potencial për bizneset që ta rrisin aktivitetin ekonomik mes dy vendeve, kjo do të thotë potencial edhe për bizneset tjera që të formojnë relacione të reja të bashkëpunimit të liruara nga barrierat në kufij; ky është potencial edhe për investime të reja britanike këtu në Maqedoninë e Veriut, për punësime të reja, për aktivitet më të madh edhe në kompanitë vendore dhe gjithsesi, potencial për progresin e tërësishëm ekonomik që është kurorëzim i marrëdhënieve të shkëlqyera në mes dy vendeve”.

Sipas Osmanit, në këtë periudhë, kur ambiciet tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian po përballen me sfida serioze, askush prej nesh nuk është i lumtur që Mbretëria e Bashkuar po e lëshon Unionin, por “vlerësoj se është një fitore diplomatike kjo që sot nënshkruajmë marrëveshje me çka përforcojmë raportet tona dhe vendojmë themele për bashkëpunim edhe më të gjerë ekonomik dhe politik”.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, fjalim pati edhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rejçel Gallouej, ndërsa përmes video-lidhjes fjalim pati edhe Martin Vickers, deputeti special për tregti me Ballkanin Perëndimor i kryeministrit Boris Xhonson./tv21

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

293 thoughts on “Nënshkruhet Marrëveshje për partneritet, tregti dhe bashkëpunim me Britaninë e Madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *