Rikthimi i Buçkovskit shkakton përplasje në LSDM

Përpjekjet përmes derës së vogël të plasohen teoritë se për palën bullgare është e pranueshme se populli maqedonas ekziston nga viti 1944 është vetëm vërtetim i tezave se ne jemi krijesë artificiale. Këto deklarata janë kundër interesave dhe pozicioneve kombëtare maqedonase dhe njëkohësisht kundër Kushtetutës dhe Preambulës së saj, e cila thirret në aktet e Kryengritjes së Krushevës, KAÇKM-së dhe referendumit të vitit 1991”-tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Ministri i Brendshëm tha se vlerësimet e Dimitrievskit janë personale.

Nuk dua të komentoj deklaratat e askujt. Gjithkush ka të drejtë të ketë mendim personal, atë do ta vlerësojnë qytetarët. Ashtu si shpreh unë mendimin tim, ashtu ka të drejtë të bëjë gjithkush”-tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Ndërsa kryeministri, Zaev e cilësoi Buçkoskin si “Driving force” respektivisht promotor të zbatimit të obligimeve që dalin nga marrëveshja e 2017-tës, duke thënë se edhe nëse vendi nuk fillon negociatat tani shkaku i vetos bullgare, negociatat për kompromis do të vazhdojnë.

Gjithsesi strategjia e shtetit është të vazhdojmë të bisedojmë, të krijojmë atmosferë, të eliminojmë pengesat për verën e ardhshme, nëse këtë nuk mund ta arrijmë tani, por duhet të përpiqemi maksimalisht deri në moment të fundit. Buçkoski është emëruar për 1 vit, ashtu që do të punojë vërtetë në realizimin e planit aksionar, për zbatim më të suksesshëm të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”-deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Në mbështetje të Buçkosit doli edhe Presidenti, Pendarvoski. Nga kabineti i tij për Alsat konfirmuan:

Presidenti Pendarovski vlerëson se duke parë rëndësinë e kontestit maqedono-bullgar, janë të mirëseardhura të gjitha përpjekjet për zgjidhje. Duke e pasur parasysh kompleksitetin e kontestit pres që interesat shtetërore dhe kombëtare të mbrohen dhe njëkohësisht, me institucionet kompetente shtetërore të merren të gjitha hapat e mundshme që do të mundësojnë fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”-thonë nga Presidenca.alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *