Atletët, teste në çdo 96 orë në Japoni

Lojrat Olimpike në Tokjo, nuk do të anulohen dhe do të zhvillohen në terminet e parapara në verën e vitit 2021. Atletët që do të marrin pjesë do të duhet të kenë fillimisht test për “Covid 19”, plot 72 para se të aterojnë në Japoni dhe pastaj do të testohen çdo 96 dhe 120 orë, gjatë Lojrave Olimpike.

Qendra e testimit do të jetë në Fshatin Olimpik, ku do të qëndrojnë rreth 15 mijë sportist. Për momentin, të gjithë që hyjnë në Japoni, duhet të kalojnë karantinën 14 ditëshe, mirëpo sportistët dhe personeli i caktuar për organizimin e Lojrave Olimpike do t’I shmangen këtij kufizimi.

Kujtojmë që Lojrat Olimpike në kryeqendrën e Japonisë, do të hapen më 23 korrik, pasi që paraprakisht këtë vit u anuluan për shkak të pandemisë “Covid 19”./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Atletët, teste në çdo 96 orë në Japoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *