Aevum ka bërë të ditur se droni gjigant prej 24 metrave gjatësi, quhet Ravn X dhe është plotësisht autonom, mund të ngjitet në ajër disa herë brenda ditës, transmeton Telegrafi.

Në partneritet me forcat ajrore amerikane, Aevum ka bërë të ditur se janë të përkushtuar ndaj pajisjeve autonome.

Ky dron mund të ngjitet në ajër nga çfarëdo lloj piste dhe të dërgojë në orbitë satelitë, por edhe pajisje tjera. E pasi ngarkesat i dërgon në destinacion, droni kthehet në bazë.

E lansimi i parë i satelitëve duke përdorur Ravn X pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm nga baza e forcave ajrore amerikane, nga ku do të dërgohen 45 satelitë te vegjël ASLON.

Avancimi i teknologjisë ka bërë që satelitët të dërgohen në orbitë pa pilot apo raketë masive, që sipas Aevum me këtë veprim largohet rreziku ndaj faktorit njeri.

Droni është i gjatë pothuajse sa dy autobusë që transporton nxënësit, dhe mund të transportoj satelitë që peshojnë deri në 500 kilogramë dhe është plotësisht autonom. /Telegrafi/