Gazetari frencez serioz: Mesi zbarkon në Paris

Lionel Mesi do të luajë për Paris Sen Zhermeni për sezonin e ardhshëm. Kështu mendon njeri prej gazetarëve dhe analistëve të njohur të sportit, Daniel Riolo, i cili e ka dhënë lajmin për “RMC Sport”.

Francezi beson se Messi, të cilit i skadon kontratë në fund të qershorit 2021, pritet të kalojë tek kampionët francez dhe ai ka shkuar aq larg saqë atë që e thotë është “shumë serioze” do të ndodh. Lajmi bombë vjen pasi që ylli i PSZH-së, Nejmar e ka shprehur dëshirën që të luaj përsëri me Mesin dhe këtë e ka thënë pas fitores 3-1 kundër Man. Junajtedit në “Old Trafford”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *