Greqi, vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë vullnetar dhe falas

Qeveria greke prezantoi planin e vaksinimit të qytetarëve për Covid-19, dhe sikurse njoftoi zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, “vaksinimi do të jetë vullnetar dhe falas”.

Vaksinim vullnetar pasi edhe në Greqi, si në shumë vende të tjera të globit ka skepticizëm në popull, në lidhje me përdorimin e saj.

Fushata pritet të nisë në fund të këtij muaji ose në fund të janarit. Nga fondi i përbashkët i BE, Greqia ka rënë dakord të marrë 25 milionë vaksina.

Ndërkohë, gjatë festave qeveria njoftoi vetëm për lehtësira me pikatore sa i takon blerjeve.

Që nga fillimi i pandemisë Greqia ka regjistruar gjithsej 111,537 raste pozitive me Covid-19 dhe 2,706 viktima si pasojë e koronavirusit të ri. Vendi aktualisht ka 98,842 raste aktive./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *