Paraburgim për 40 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet për tregti me marijuhanë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër 40 vjeçarit nga Shkupi, tek i cili më 2 dhjetor të këtij viti, gjatë një kontrolli nga policia janë gjetur 147 gramë marijuhanë. Droga i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se i dyshuari mund të arratiset ose të përsëris veprën, ndërsa gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Paraburgim për 40 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet për tregti me marijuhanë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *