Shefi i inteligjencës amerikane: Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji”, tha Drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe, në një opinion në faqen e internetit të Wall Street Journal.

Ratcliffe, një ish-kongresmen republikan i emëruar nga Trump në krye të spiunazhit të SHBA-së në pranverë, tha se Kina përbën “kërcënimin më të madh për Amerikën sot, dhe kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën”.

Ai tha se strategjia e Kinës ishte që njësitë kineze të vidhnin pronën intelektuale të kompanive amerikane, ta kopjonin atë dhe më pas të zëvendësonin kompanitë amerikane në tregun global.

Një zëdhënës i ambasadës kineze hodhi poshtë komentet e Ratcliffe si “deformuese të fakteve” dhe hipokrite dhe tha se ato treguan “mendësinë e ngulitur të Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike të disa njerëzve në SHBA”.

Pekini u ka bërë thirrje shpesh udhëheqësve të SHBA-së që të ndalin retorikën e tyre ndaj Kinës.

Qasja e administratës së presidentit amerikan, Trump ndaj Kinës i ka çuar marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë, në pikën e tyre më të ulët në dekada dhe analistët thonë se kjo mund të kufizojë hapësirën e manovrës së administrates së re amerikane të presidentit të zgjedhur, Joe Biden në përballjen me Pekinin./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

890 thoughts on “Shefi i inteligjencës amerikane: Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore