Turqia ndërtoi 81 kilometra mur të sigurisë në kufi me Iranin

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu në Twitter shkroi se ndërtimi i murit ka përfunduar dhe publikoi fotografi të murit në provincën lindore turke të Agri-t

Ankara

Autoritetet e Republikës së Turqisë kanë ndërtuar një mur sigurie prej 81 kilometrash përgjatë kufirit të saj lindor me Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu në Twitter shkroi se ndërtimi i murit ka përfunduar dhe publikoi fotografi të murit në provincën lindore turke të Agri-t.

Duke theksuar se muri është pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë kufitare të Turqisë, ai falënderoi ndërtuesin shtetëror TOKI, i cili ndërtoi murin dhe nënkontraktorët e tij, autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë të cilat siguruan përfundimin e murit.

Turqia ndan kufi prej 534 kilometrave me Iranin ndërsa me forcimin e masave të sigurisë në kufi, Turqia dëshiron të përforcojë luftën kundër trafikimit, lëvizjes jolegale të migrantëve dhe terroristëve të PKK-së.

Turqia me të njëjtin qëllim edhe para dy vitesh ndërtoi murin e sigurisë të gjatë 764 kilometra në kufi me Sirinë fqinje./AA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *