COVID-19, Turqia në orë policore gjatë fundjavës

Në Turqi ka hyrë në fuqi bllokimi i plotë për fundjavën, si pjesë e masave për të ndaluar një valë të re të koronavirusit të ri (COVID-19).

Bllokimi, i cili do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës filloi të premten në orën 21:00 dhe do të përfundojë të hënën, në orën 05:00 të mëngjesit.

 

Të hënën, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi masa të reja kufizuese, duke përfshirë orën policore në orët e mbrëmjes brenda javës dhe bllokim të plotë gjatë fundjavës. Disa sektorë, duke përfshirë prodhimin, furnizimin, shëndetësinë dhe bujqësinë, do të përjashtohen nga bllokimi, tha Erdoğan.

 

Supermarketet, dyqanet ushqimore dhe kasapët gjatë fundjavës do të funksionojnë midis orës 10:00 dhe 17:00.

 

Gjithashtu, furrat e bukës do të jenë të hapura gjatë fundjavës, ndërsa restorantet do të ofrojnë shërbimin me dorëzim vetëm nga ora 10:00 deri në ora 20:00.

 

Njoftimi erdhi pas rritjes së numrit të pacientëve me COVID-19 në Turqi. Ndërkohë, vendi sot raportoi 32.736 infeksione të reja me COVID-19, duke përfshirë 6.903 pacientë simptomatikë, si dhe 193 raste të reja të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *